435 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

435 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Kronika March 07, 2021 - 10:26

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve, në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar 435 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 907 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale.