Vdekje e dyshimtë në Graçanicë, gjendet armatim në afërsi të vendit të ngjarjes
Foto ilustruese

Vdekje e dyshimtë në Graçanicë, gjendet armatim në afërsi të vendit të ngjarjes

Kronika March 07, 2021 - 09:51

Një viktimë mashkull është gjetur i vdekur në Graçanicë.

Policia bën të ditur se afër vendit të ngjarjes është gjetur armatim.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ku gjatë shikimit të vendit të ngjarjes në një objekt ndihmës kanë gjetë dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK 47, një minë trombllonike, dy bajoneta dhe pajisje për pastrimin e armëve”, thuhet në raportin e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur më 5 mars në ora 23:25.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Zëri