Treni godet një veturë në Prishtinë, lëndohet një person
Foto ilustruese

Treni godet një veturë në Prishtinë, lëndohet një person

Kronika March 07, 2021 - 09:21

Mëngjesin e sotëm një aksident trafiku ka ndodhur mes një treni dhe një veture në kryeqytet.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo thekson se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

“Rreth orës 07:30 në rrugën 'Dervish Çollaku' në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor”, deklaroi zëdhënësja e Policisë. /Zëri