Gjuajtje me armë zjarri në Kaçanik, lëndohet një person

Gjuajtje me armë zjarri në Kaçanik, lëndohet një person

Kronika March 06, 2021 - 17:28

Një person është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar në fshatin Doganaj në Komunën e Kaçanikut.

Zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi ka thënë për “Zërin” se personi që ka përdorur armën është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, viktima është dërguar në QKMF në Kaçanik për trajtim mjekësor.

“Rreth 16:15 minuta në fashtin Doganaj të Kaçanikut, pas një rrahje mes dy personave, njëri nga ta ka përdorur armën e zjarrit. Pas pranimit të informatës, Polica dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku të lënduarin e kanë transferuar në QKMF në Kaçanik. Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe se Policia është duke ndërmarrë veprimet e duhura për identifikimin e personit të dyshuar”, ka bërë të ditur Gashi. /Zëri