Koronavirusi u merr jetën tre anëtarëve të së njëjtës familje në Shqipëri

Koronavirusi u merr jetën tre anëtarëve të së njëjtës familje në Shqipëri

Kronika March 06, 2021 - 17:00

Koronavirusi ka rezultuar fatal për 3 pjesëtarë të një familje në Rubik të Mirditës në Shqipëri. Dy prindërit, Hamit dhe Dushe Cara, përkatësisht 75 dhe 73 vjeç, si dhe djali i tyre, Albani, 49 vjeç, nuk kanë arritur dot ta përballojnë këtë virus.

Ajo që ka përjetuar edhe dhimbjen më të madhe ka qenë e moshuara Dushe Cara, të cilës në fillim virusi i ka prekur edhe të vëllanë duke i marrë jetën, më pas COVID ka prekur bashkëshortin dhe djalin e vetëm, e ndërsa Dushe Cara ka qenë e fundit që ka vdekur.

49-vjeçari, Albani, babai i dy fëmijëve, vdiq në spitalin e Rrëshenit, ndërsa nëna e tij, Dushe Cara, pas përkeqësimit që pati u dërgua në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku vetëm pak ditë më pas COVID i mori jetën. /A2