Paraburgim ndaj tre të dyshuarve për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”

Paraburgim ndaj tre të dyshuarve për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”

Kronika March 06, 2021 - 16:19

Një muaj paraburgim ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren ndaj tre të dyshuarve F.K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë në tentativë” dhe B.A., dhe E.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

“I pandehuri F.K., me datë 4 mars në orët e pasdites në Dragash, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.R., , dhe me atë rast me dashje vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit M.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe rrahje paraprake e nxjerr pistoletën zyrtare e markës ,,Glock” të cal. 9x19 mm. dhe shkrep një (1) herë nga një distancë në drejtim të të dëmtuarve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Gjykatës, të dyshuarit B.A., dhe E.R., me datë kohë dhe vend të njëjtë kanë marrë pjesë në rrahje e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të A.R., dhe M.M., sipas raporteve mjekësore të Qendrës Emergjente në Prizren. /Zëri