Djali ther me thikë disa herë babanë e tij

Djali ther me thikë disa herë babanë e tij

Kronika March 06, 2021 - 11:14

Të premten rreth orës 9:38 në Mitrovicë është raportuar se një person ka sulmuar fizikisht babanë e tij duke e goditur me thikë disa herë.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor.

Ndërkaq, sipas viktimës i dyshuari kishte probleme mendore dhe i njëjti është arrestuar.

“Mitrovicë 05.03.2021-09:38. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Zëri