Policia jep detaje për rrahjen në Mitrovicë, ku dyshohet se djali theri me thikë babanë dhe axhën e tij
Foto ilustruese

Policia jep detaje për rrahjen në Mitrovicë, ku dyshohet se djali theri me thikë babanë dhe axhën e tij

Kronika March 05, 2021 - 12:11

Sot rreth orës 09:40 është raportuar për një therje me thikë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, raporton “Zeri.info”.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se nga informatat e para raportohet se viktima është një 58-vjeçar, i cili momentalisht është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës,

Sipas Zahitit, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Ndërkaq, sipas raportimit të mediave, mësohet se një rrahje janë përfshirë familjarë, ku dyshohet se djali ka therur me thikë babanë dhe axhën e tij. /Zëri