Përleshje e armatosur në Shkup, vriten dy shqiptarë

Përleshje e armatosur në Shkup, vriten dy shqiptarë

Kronika March 05, 2021 - 11:02

Dy persona janë vrarë nga një gjuajtje me armë, që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “Fushë Tophanë” të Çairit. E gjithë lagjja është e mbyllur nga ekipet policore, ndërsa në vendngjarje ka dalë prokurori publik për ekspertizë, raporton “Zhurnal.mk”, transmeton “Klan Kosova”.

Sipas informatave të para jozyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të natës, kur sulmuesit kanë dalë nga një veturë dhe me revole dhe pushkë automatike “kallashnikov” kanë gjuajtur ndaj dy personave, të cilët kanë qenë në një veturë të parkuar.

Deri tani nuk dihet motivi i vrasjes së dy personave. Ndërsa burime të “Alsatit” nga MPB-ja njoftojnë se dy viktimat janë Afrim Berisha dhe Burim Vardari.