Grabitet një market nga dy persona në Prishtinë, policia jep detaje

Grabitet një market nga dy persona në Prishtinë, policia jep detaje

Kronika March 03, 2021 - 18:46

Sonte është grabitur një market në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur për “Zërin” se sot rreth orës 18:00, është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën "Bill Clinton" në Prishtinë .

Dyshohet se vjedhja është kryer nga dy persona të cilët janë në arrati.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu tha se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve./Zëri