Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Pistoleta nuk ishte e Klodian Rashës, Nevaldo Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje”

Pistoleta nuk ishte e Klodian Rashës, Nevaldo Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje”

Kronika March 03, 2021 - 11:21

3 muaj pas vrasjes së Klodian Rashës në rrugën 'Dritan Hoxha', Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën efektivit Nevaldo Hajdaraj.

Gazetari Merin Maçi raporton se akuza e re është ajo e “vrasjes me dashje”.  

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se Rasha ditën e ngjarjes ka qene i paarmatosur.

Mësohet se arma e gjetur 200 m larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e përshtatshme edhe për armë zjarri.

Ajo nuk është e Rashës dhe s’ka asnjë gjurmë të tij si papilare ashtu edhe ADN-je.

Akuza Nevaldos Hajdarajt i është komunikuar një ditë më parë në ambientet e paraburgimit.

Fillimisht ai u arrestua me akuzën e 'vrasjes në kapërcimin  kufijve të mbrojtës së nevojshme", por hetimet zbuluan se vrasja është me dashje dhe mund të evitohej.

Brenda pak ditëve dosja do të përfundojë ne Gjykatën e Tiranës për ta gjykuar e dënuar Hajdarajn për  vrasje me dashje./Euronews.al