Zhduket një femër në Vushtrri

Zhduket një femër në Vushtrri

Kronika March 03, 2021 - 10:09

Një femër është zhdukur në komunën e Vushtrrisë.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se më datën 27 të muajit të kaluar një femër nga Vushtrria është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

PK-ja po heton rastin.

“Rr. ‘Azem Bejta’, Vushtrri, 27.02.2021 – 07:00. Raportohet se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri