Lëndohen pesë persona në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Lëndohen pesë persona në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Kronika March 02, 2021 - 22:51

Një aksident trafiku mes dy veturash ka ndodhur sot rreth orës 18:08 në masgjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka thënë për “Zërin” se në këtë aksident janë lënduar pesë persona.

“Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin”, ka bërë të ditur Krasniqi. /Zëri