Therje me thikë në Çagllavicë, një person dërgohet në QKUK

Therje me thikë në Çagllavicë, një person dërgohet në QKUK

Kronika March 02, 2021 - 18:08

Një person është therur me thikë sot rreth orës 13:30 në fshatin Çagllavicë, raporton Zeri.info.

Si pasojë e lëndimeve të marra një person ka kërkuar ndihmë në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë. Policia menjëherë ka filluar me trajtimin e të gjitha informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai. /Zëri