Vrasja e Donjeta Pajazitajt, arrestohet kryeplaku i fshatit Strellc

Vrasja e Donjeta Pajazitajt, arrestohet kryeplaku i fshatit Strellc

Kronika March 02, 2021 - 12:24

Policia e Kosovës e ka arrestuar mbrëmë kryeplakun e fshatit Strellc, Haki Pajazitaj, lidhur me rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, raporton Express.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se ai është arrestuar pasi gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me vrasjen e Donjeta Pajazitajt ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari po mbahet në ndalim policor.

“Deçan, 01.03.2021 – 16:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me një rast vrasjeje ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari mbahet në ndalim policor”, ka njoftuar Policia.