Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Gjendet i vdekur një zyrtar policor në Pejë

Gjendet i vdekur një zyrtar policor në Pejë

Kronika March 01, 2021 - 19:10

Sot rreth orës 16:20 është gjetur pa shenja jete një zyrtar policor në Pejë.

Lajmin për "Zërin" e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se njësiti policor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

"Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëher njesiti policor ka shkuar ne lokacion si dhe jane informuar edhe njesitet tjera relevante per te kryer procedurat tjera te nevojshme, ku pas kryerjes se ketyre procedurave do te njoftoheni per detaje tjera", tha ai për "Zërin".