Hyri në një kafiteri në Prishtinë dhe gjuajti tre herë me armë, policia gjen pistoleten, por jo të dyshuarin

Hyri në një kafiteri në Prishtinë dhe gjuajti tre herë me armë, policia gjen pistoleten, por jo të dyshuarin

Kronika February 27, 2021 - 11:05

Një person të premten ka hyrë në një kafiteri në rrugën “Mujë Krasniqi” në Prishtinë dhe ka shtënë tre herë me pistoletë.

Pas të shtënave ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa një pistoletë është gjetur rreth 50 metra larg lokalit.

Pistoleta dhe gëzhojat janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati./Zëri