Shqiptarit nga Maqedonia i ndalohet hyrja, i ofroi ryshfet 10 euro policit kosovar në kufi

Shqiptarit nga Maqedonia i ndalohet hyrja, i ofroi ryshfet 10 euro policit kosovar në kufi

Kronika February 27, 2021 - 10:45

Një shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai është ndaluar të premten në pikën kufitare në Glloboçicë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor, me qellim të kalimit të kufirit pa kontroll të detajuar, pasi që i njëjti kishte të ngarkuar karburant me shumë se që është e lejuar.

Përmes raportit, policia bënë të ditur se të dyshuarit i është refuzuar hyrja nga ana e doganës./Zëri