Vdekja e personit brenda shtëpisë në Prishtinë po cilësohet nga Policia

Vdekja e personit brenda shtëpisë në Prishtinë po cilësohet nga Policia"Vrasje e rëndë"

Kronika February 27, 2021 - 10:36

Një person ka vdekur të premten në një shtëpi në rrugën “Misine Kokollari” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të një informate se është kapluar nga zjarri një shtëpi, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku gjatë shuarjes së zjarrit ekipi i zjarrfikësve, ka hasur në një person pa shenja jete.

Ekipi i ndihmës se shpejte ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa nga policia rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./Zëri