Mjekësia Ligjore largon trupin e pajetë të azilkërkuesit, që u gjet i vdekur në Prishtinë

Mjekësia Ligjore largon trupin e pajetë të azilkërkuesit, që u gjet i vdekur në Prishtinë

Kronika February 26, 2021 - 12:09

Instituti i Mjekësisë Ligjore e ka tërhequr nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë të viktimës, që u gjet i vdekur në një shtëpia në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Kurse rastin për vdekjen e një personi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, duke u bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Musine Kokalari’ në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin, respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë, si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre”, ka thënë Borovci. /EO