Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në një rrugë të Prishtinës

Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në një rrugë të Prishtinës

Kronika February 26, 2021 - 10:40

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për “Zërin” se, sipas informacioneve fillestare, bëhet e ditur se viktima është një mashkull rreth 60 vjeç.

Sipas Borovcit, policët janë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajtojnë të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen, me qëllim ndriçimin e plotë të saj.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën ‘Tirana’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjentë, të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që viktima është një mashkull rreth 60 vjeç”, ka thënë Borovci. /Zëri