Vetaksident trafiku në Shakovicë të Podujevës

Vetaksident trafiku në Shakovicë të Podujevës

Kronika February 26, 2021 - 10:03

Një vetaksident trafiku është raportuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:15, në fshatin Shakovicë, komuna e Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci. ka thënë për “Zërin” se vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Borovcit, Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident. /Zëri