SHKK-ja thotë se aktualisht asnjë i burgosur nuk është i prekur nga COVID-19

SHKK-ja thotë se aktualisht asnjë i burgosur nuk është i prekur nga COVID-19

Kronika February 25, 2021 - 18:13

Sot në Burgun e Sigurisë së Lartë, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi së bashku me u.d së drejtorit të burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj, pritën në takim Shefin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars – Gunnar Wigemark.

Në këtë takim është biseduar lidhur me punët dhe bashkëpunimin në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX.

“Gjatë takimit, Drejtori Thaçi e njoftoi Wigemark rreth sigurisë, sfidave dhe të arriturave të SHKK-së. Po ashtu, e njoftoi edhe mbi menaxhimin e masave kundër pandemisë COVID-19, ku si rezultat i menaxhimit të deritanishëm, aktualisht asnjë i burgosur nuk është i prekur nga pandemia”, theksohet në komunikatën e SHKK-së, transmeton Zeri.info.

“Drejtori Thaçi dhe Shefi i EULEX-it, Wigemark shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në arritjen e misionit dhe mandatit të të dyja institucioneve”, përfundon komunikata. /Zëri