Vrasje me armë zjarri pranë Piramidës në Tiranë

Vrasje me armë zjarri pranë Piramidës në Tiranë

Kronika February 25, 2021 - 09:27

Një person është vrarë këtë mëngjes në Tiranë. Fillimisht ai është gjetur i plagosur shumë pranë Piramidës.

Kalimtarët kanë pikasur një person të shtrirë në trotuar i cili dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.

Personi, i identifikuar si Behar Seferi, u transportua fillimisht në spital por ndërroi jetë atje. Dëshmitarët raportojnë se nuk janë dëgjuar krisma dhe dyshohet se personi mund të jetë qëlluar me armë zjarri me silenciator./a2news/