Suharekasi e bën gruan për spital

Suharekasi e bën gruan për spital

Kronika February 25, 2021 - 09:18

Dje një femër nga Suhareka ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Policia ka njoftuar se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar.

“Suharekë, 24.02.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar - bashkëshorti i saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Zëri