Gjilanasi godet me thikë të miturin

Gjilanasi godet me thikë të miturin

Kronika February 25, 2021 - 08:54

Dje rreth orës 11:30 në qytetin e Gjilanit janë arrestuar dy persona, pasi pas një mosmarrëveshjeje janë konfrontuar fizikisht.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se njëri i dyshuar e ka goditur me thikë të miturin, ku këtij të fundit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.

“Gjilan, 24.02.2021 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi pas një mosmarrëveshjeje janë konfrontuar fizikisht. Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin), duke i shkaktuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri