Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që bashkëjetoi me të miturën

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që bashkëjetoi me të miturën

Kronika February 23, 2021 - 14:43

Nga bashkëjetesa jashtëmartesore një e mitur është duke u trajtuar në QKUK për shkak të problemeve me shtatzëni.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçe”, nga Neni 240 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 19 Korrik 2020, në komunën e Vitisë, i pandehuri S.R., edhe pse ka qenë në dijeni se e mitura është nën moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, me dashje ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me të, me ç’rast e mitura tani është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë për shkak të problemeve me shtatzëni”, njofton Prokuroria përmes një komunikate.

Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh. /Zëri