
Policia kthen në shtëpi vajzën që është rrëmbyer në Istog
Të enjten e kaluar është raportuar rrëmbimi i një vajze të fshatit Drejë të Istogut.
Ndërsa dje Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin B.Sh.
“Më datën 22.02.2021, pas një pune operativo-hetimore të njësiteve të hetimeve rajonale, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari B.Sh, me ç‘rast është konfiskuar automjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vepra. Gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një revole TT, kalibri. 7.62, dy karikatorë, njëzetenëntë fishekë, një maskë dhe një brisk”, njofton Policia, raporton “Zeri.info”.
Viktima e rastit pas intervistimit është liruar dhe i është dorëzuar familjes.
“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë”, thekson Policia. /Zëri