Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Aksidentohet kosovari në Zvicër duke ikur nga policia me makinë të vjedhur

Aksidentohet kosovari në Zvicër duke ikur nga policia me makinë të vjedhur

Kronika February 23, 2021 - 13:56

Në kantonin e Cyrihut katër të rinj kanë pësuar një aksident në një makinë të vjedhur ndërsa po iknin nga policia. Shoferi 18-vjeçar është arrestuar të premten pas incidentit, shkruan “Polizeinews.ch”.

Dy pasagjerë u dërguan në spital me lëndime të lehta. Makina ka pësuar dëme totale.

Sipas një deklarate nga policia e kantonit të Cyrihut, shoferi i makinës kishte provuar të ikte nga një kontroll policor në Wermatswil.

Pas një ngjarjeje të gjatë të makinës në autostradën A15 makina u shmang nga autostrada në Uster dhe u përplas në mburojat prej guri të një rrethrrotullimi me shpejtësi dukshëm të tepruar, transmeton “Albinfo.ch”.

E gjithë kjo ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Shoferi 18-vjeçar nga Kosova nuk kishte patentë shoferi. Përveç kësaj, makina ishte vjedhur më parë në Zvicrën Qendrore, thotë një zëdhënës i policisë, përcjell “Albinfo.ch”.

Të tre udhëtarët ishin të rinj mes moshës 14 dhe 17-vjeçare, nga Kosova dhe Serbia.