Policia në kërkim të këtij personi për “Keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16-vjeçare” dhe “Sulm seksual”

Policia në kërkim të këtij personi për “Keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16-vjeçare” dhe “Sulm seksual”

Kronika February 23, 2021 - 13:47

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi në kërkim.

Personi i kërkuar është Ramadan (Feriz) Sopaj, i lindur më 03.05.1955, në fshatin Janqishtë, komuna e Malishevës.

I dënuari është i kërkuar për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale: “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçe” dhe “Sulm seksual”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo i cili ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës.

192 dhe 080019999 (pa pagesë);

029 269 007 -S. Policor Malishevë - Drejtoria Rajonale Gjakovë;

E-mail adresa: [email protected].

Image