Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Policia tregon sa para u vodhën në xhaminë e Gjakovës

Policia tregon sa para u vodhën në xhaminë e Gjakovës

Kronika February 23, 2021 - 12:52

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vjedhjen, që ka ndodhur mbrëmë në xhaminë e Qylit në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se përmes dritares hajnat kanë depërtuar në xhami, nga ku kanë vjedhur 170 euro, të cilat ishin mbledhur për nevojtarët, transmeton ‘Zeri.info”.

“Sot, më datën 23.02.2021, ankuesi ka raportuar se përmes dritares së pasme të xhamisë së Qylit, N/N persona kanë thyer xhamin dhe përmes dritares kanë depërtuar brenda, ku pastaj kanë thyer edhe kacën e sadakasë (ku mblidhen të holla) dhe kanë vjedhur 170 euro, po ashtu kanë dëmtuar edhe dy dollapë dhe një kamerë të sigurisë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti, nën hetime”, kanë bërë të ditur nga Policia në Gjakovë. /Zëri