
Hajnat thyejnë xhaminë e Qylit në Gjakovë
Kronika
February 23, 2021 - 11:40
Mbrëmë në Gjakovë hajnat kanë thyer xhaminë me dy minare në Gjakovë.
Në një video të publikuar nga faqja “Gjakova sot” shihet se një person i panjohur ka thyer dy xhamat dhe ka hyrë brenda xhamisë me dy minare, e cila njihet edhe si “Xhamia e Qylit”, transmeton “Zeri.info”.
Sipas dëshmitarëve, hajnat përveç dy dritareve kanë dëmtuar arkën e xhamisë dhe dy dollapë të librave.
Pamjet më poshtë: