Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
63 aktakuza gjatë 24 orëve kundër 81 personave

63 aktakuza gjatë 24 orëve kundër 81 personave

Kronika February 23, 2021 - 10:49

Gjatë 24 orëve të fundit prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se janë ngritur 63 aktakuza kundër 81 personave për vepra të ndryshme penale, transmeton “Zeri.info”.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë 23persona, si dhe janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Raporti i plotë sipas prokurorive:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, i cili me aktvendim të prokurori të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person, i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për vepra të ndryshme penale.