
Vdes i aksidentuari në fshatin Zabel i Ulët
Kronika
February 23, 2021 - 08:57
Viktima e një aksidenti trafiku në fshatin Zabel i Ulët, i ndodhur më 20 shkurt, ka vdekur.
Ai ishte në trajtim mjekësor intensiv për dy ditë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, i përfshirë në aksident e që ishte në trajtim mjekësor në intensiv, ka ndërruar jetë dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës. /Zëri