Me ndihmën e grupit ‘Marakli t’kerreve’ mërgimtarit i gjendet vetura e vjedhur

Me ndihmën e grupit ‘Marakli t’kerreve’ mërgimtarit i gjendet vetura e vjedhur

Kronika February 17, 2021 - 23:21

Një veturë është gjetur brenda 24 orëve pasi ishte lajmëruar e vjedhur në rrjetet sociale.

Vetura, sipas targave, ishte pronë e një mërgimtari nga Gjermania, ndërsa falë angazhimit të anëtarëve të grupit "Marakli t'kerreve" në Facebook, ajo është gjetur 24 orë pas vjedhjes.

Vetura ishte gjetur e braktisur diku në një rrugë të Kosovës, ndërsa rasti është lajmëruar në Polici.

Ky nuk është rasti i parë kur me angazhimin e këtij grupi në Facebook, janë gjetur vetura të vjedhura. /Zëri

Image