FSK-ja vazhdon kërkimin për 47-vjeçarin, që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshajtë”
Foto ilustruese

FSK-ja vazhdon kërkimin për 47-vjeçarin, që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshajtë”

Kronika January 27, 2021 - 14:49

Paraditen e sotme Njësiti i Kërkim-Shpëtimit i FSK-së ka dalë te “Ura e Fshajtë” në Gjakovë për të vazhduar kërkimin për gjetjen e trupit të një 47-vjeçari, i cili para dy ditësh dyshohet se u hodh nga ura në lumin “Drini i Bardhë”.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Sot, më datën 27.01.21, rreth orës 11:30, Njësiti i Kërkim-Shpëtimit i FSK-së ka dalë në vend të ngjarjes tek ‘Ura e Fshajtë’ në fshatin Xërxë, 10 pjesëtarë të FSK-së të specializuar, për gjetjen e trupit të zhdukur para dy ditësh në lumin ‘Drini i Bardhë’. Të njëjtit kanë vendosur një tendë afër seperacionit ‘Vëllezërit Morina’. Në këtë operacion janë edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale, si dhe patrulla e ekipit reagues e stacionit policor Rahovec”, ka thënë Xhurkaj.

Operacioni i kërkim-shpëtimit ishte paraparë që të fillonte dje, por për shkak të motit të ligë një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur. /Zëri