Humb jetën në aksident 19-vjeçari shqiptar në Itali

Humb jetën në aksident 19-vjeçari shqiptar në Itali

Kronika January 27, 2021 - 12:52

Një aksident tragjik ia ka marrë jetën një 19 -jeçari shqiptar në Itali, i cili është identifikuar nga mediat vendase si Mateo Skënderi.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Riminit, ku 19-vjeçari, i cili drejtonte një automjet tip “Opel Corsa”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të mirëmbajtjes së aksit rrugor.

I riu shqiptar ka gjetur vdekjen, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre punonjësit. Ata janë dërguar me urgjencë në spital me plagë të rënda. Policia italiane është duke punuar për të gjetur shkaqet e aksidentit, raporton “Lapsi.al”.