
Shtetasit të Turqisë i vidhen një mijë euro dhe një telefon mobil në Pejë
Kronika
January 27, 2021 - 09:07
Një rast grabitjeje ka ndodhur më datën 25 janar 2021, rreth orës 22:00, në Pejë.
Sipas Policisë, një shtetas i Turqisë ka informuar se nga dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i janë grabitur një mijë euro dhe një telefon mobil.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin. /Zëri