Moti i ligë pamundëson operacionin e kërkim-shpëtimit për 47-vjeçarin, që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejtë”
Foto: Ilustrim

Moti i ligë pamundëson operacionin e kërkim-shpëtimit për 47-vjeçarin, që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejtë”

Kronika January 26, 2021 - 14:15

Për shkak të motit të ligë është pamundësuar të nisë sot operacioni i kërkim-shpëtimit për 47-vjeçarin, që dyshohet se është hedhur dje nga “Ura e Fshejtë” në lumin “Drini i Bardhë”.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se policia bashkë me ekipin e FSK-së kanë dalë në terren, por për shkak se lumi “Drini i Bardhë” ka dalë nga shtrati pas reshjeve të borës nuk ka filluar operacioni i kërkim-shpëtimit.

“Ekipi për kërkim-shpëtim i FSK-së sot ka qenë në terren bashkë me hetuesit policorë të ngarkuar me hetimin e rastit dhe sipas ekipit të FSK-së, për shkak të ujërave të rrëmbyeshëm dhe daljen e Drinit nga shtrati, nuk është i mundur fillimi i operacionit, përkatësisht zhytja”, ka thënë Graishta për “Zeri.info”.

Graishta bëri të ditur se pritet që ditëve në vijim, në varësi edhe të kushteve atmosferike, të fillohet me kërkimin. /Zëri