Goditet për vdekje një këmbësor në magjistralen Kaçanik - Ferizaj
Foto: Ilustrim

Goditet për vdekje një këmbësor në magjistralen Kaçanik - Ferizaj

Kronika January 25, 2021 - 10:15

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën në magjistralen Kaçanik - Ferizaj.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:41, ku dyshohet se i dyshuari mashkull, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, godet këmbësorin mashkull, i cili pëson lëndime vdekjeprurëse.

“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri