Arrestohet një i dyshuar për rrëmbimin e një femre në Klinë
Foto: Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për rrëmbimin e një femre në Klinë

Kronika January 25, 2021 - 10:13

Të shtunën në Klinë është rrëmbyer një femër.

Policia, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se është arrestuar një mashkull i dyshuar për rastin në fjalë, i cili raportohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri