Paraburgim ndaj katër të dyshuarve për 14 vjedhje të rënda

Paraburgim ndaj katër të dyshuarve për 14 vjedhje të rënda

Kronika January 24, 2021 - 15:23

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.B., B.G., A.H dhe Ç.L. shtetas të Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Ata dyshohet se kanë kryer në bashkëpunim 14 vepra të vjedhjes së rëndë në vende dhe kohë të ndryshme.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer katërmbëdhjetë (14) vjedhje të rënda, përkatësisht të pandehurit në vende dhe kohë të ndryshme kryesisht në shtëpi, lokale dhe ordinanca, pas marrëveshjeve paraprake në mes tyre, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme që vetës t’i sjellin dobi pasurore, me përdorimin e forcës dhe duke eliminuar pengesat, më 17.09.2020 kanë arritur të vjedhin një televizor “Samsung”, cigare në vlerë prej 300 euro dhe gjashtëdhjetë (60) euro para të metalta më datë 27.11.2020; tridhjetë (30) telefona të markave të ndryshme në vlerë prej dymijë (2.000) euro; më 24.12.2020 kanë arritur të vjedhin një çantë ngjyre e zezë me vlerë të papërcaktuar nga i dëmtuari; një (1) sef të metaltë në vlerë prej pesëdhjetë (50) euro, një gotë në të cilën kanë qenë të vendosura 265 euro, më datë 09.01.2021; më 14.01.2021 kanëvjedhur sasi të llojeve të ndryshme re cigareve dhe një sef të metaltë ku brenda kane qenëtë vendosura shuma prej 500 eurove; më 16.01.2021 kanë arritur të vjedhin një kompjuterthika dhe një palë këpuca në vlerë të pa përcaktuar; më 16.01.2021, kanë arritur të vjedhin një lap-top në vlerë prej 200 euro; më 28.12.2020 kanë vjedhur shumën e të hollave tëmetalta në vlerë prej 40-50 eurove si dhe në një tjetër rast shumën e të hollave të metalta10-15 euro; më 05.01.2021 kanë arritur të vjedhin një sëpatë vlera e pa përcaktuar nga i dëmtuari”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Zëri