Vidhet arka me para në një xhami në Kamenicë

Vidhet arka me para në një xhami në Kamenicë

Kronika January 24, 2021 - 10:37

Një arkë me para është vjedhur në një xhami në Kamenicë.

Ngjarja ka ndodhur në xhaminë e Shipashnicës së Poshtme të Kamenicës, ka raportuar policia.

“Është raportuar se nga persona deri më tani të pa njohur është hapur me forcë arka e xhamisë nga ku janë vjedhur paratë vlera e të cilave nuk dihet. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Zëri