Arrestohen në Prishtinë dy të dyshuarit që grabiten me armë një barnatore

Arrestohen në Prishtinë dy të dyshuarit që grabiten me armë një barnatore

Kronika January 23, 2021 - 22:31

Policia në Prishtinë ka arrestuar sonte dy të dyshuar për grabitje të armatosur që kishte ndodhur para tri dite.

Policia ka njoftuar se specialistë për hetimin e rasteve të grabitjeve të mbështetur edhe nga njësi tjera të specializuara konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e dy të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 20.01.2021 në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, me c’rast nën kërcënimin e armës kishin grabitur një vlerë të konsiderueshme parash nga një biznes farmacie.

"Arrestimi u krye në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, përderisa policët e përfshirë në operacion pas një observimi paraprak ndaluan veturën Audi A3, me targë Kosove, me të cilën po qarkullonin të dyshuarit, M. K, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët menjëherë u arrstuan nga ana e policisë. Ndërkohë që policia ka ushtruar kontrollë të detajuar ndaj të dyshuarve dhe veturës ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj edhe, një revole, model i vecantë, dy kapele maskë, një palë doreza, si dhe gjësende të tjera të cilat nga hetimet e kryra nga ana e policisë dyshohet të jenë përdorur në rastet që janë hetuar", thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se ndërlidhur me ndriqimin e plotë të rrethanave të rasteve që po hetohen nga ana e policisë, pas arrestimit janë kryer edhe tri operacione të bastisjes në tri lokacione të ndara, dy nga to në regjionin e Mitrovicës dhe një ne Prishtinë, me crast janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi të tjera në lidhje me rastin.

"Një sasi substance narkotike (dyshohet të jetë e llojit Canabis), një thikë, dy maska,dy shufra metalike, si dhe, një palë tuta sportive dhe një pallto (që dyshohet të jenë përdorur në rastet që po hetohen). Ndaj të dyshuarve për të cilët është ndgritur dyshimi i arsyeshëm se të njejtit janë të përfshirë në disa raste të grabitjeve me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejm të rastit", thuhet në njoftim./Zëri

 

Arrestohen dy të dyshuar për grabitje të armatosur Prishtinë, 23 janar 2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë së...

Posted by Kosovo Police on Saturday, January 23, 2021