U paraqit si inspektor dhe i kërkoi një biznesit 400 euro, arrestohet i dyshuari nga Kamenica

U paraqit si inspektor dhe i kërkoi një biznesit 400 euro, arrestohet i dyshuari nga Kamenica

Kronika January 23, 2021 - 11:47

Është arrestuar një person pasi që në një biznes në Kamenicë me datë 18 dhe 20 janar është prezentuar si inspektor i nivelit qendror dhe ka kërkuar para, raporton Zeri.info.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte kërkuar 400 euro nga pronarja, shtetase e Shqipërisë, nën pretekstin që t'i rregullojë dokumentacionin në të kundërtën ai së bashku me kolegët e tij do t'i shqiptojë gjobë prej 11.000 euro.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /Zëri