Zhduken edhe dy femra në Kosovë

Zhduken edhe dy femra në Kosovë

Kronika January 23, 2021 - 11:16

Edhe dy femra të tjera, njëra nga Prizreni e tjetra nga Gjakova janë zhdukur nga shtëpia e tyre.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendodhjen e saj.

“Rr.Arta,Prizren 22.01.2021-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, nga qyteti i Gjakovës të enjten nëna ka raportuar në Polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

“Rr. Sadik Stavilevci , Gjakovë 21.01.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së./Zëri