Ia morën 5000 euro mërgimtarit për t’i gjetur nuse, arrestohen dy persona në Istog

Ia morën 5000 euro mërgimtarit për t’i gjetur nuse, arrestohen dy persona në Istog

Kronika January 21, 2021 - 11:21

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Istog nën dyshimin se kanë mashtruar një mërgimtar.

Policia ka bërë të ditur se pas disa hetimeve të zhvilluara policia ka arritur t’i arrestojë dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër, nën dyshimin se të njëjtit gjatë një periudhe kanë kryer veprën e mashtrimit ndaj viktimës.

Lidhur me një marrëveshje që kishin mes vete viktima ua kishte dërguar rreth 5000 euro nga një shtet i huaj, që të dyshuarit t’ia gjejnë një vajzë për t’u martuar, por sipas viktimës të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri