Ther bashkëshorten në bark, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Ther bashkëshorten në bark, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Kronika January 21, 2021 - 10:35

Një person është arrestuar dje rreth orës 14:10 në komunën e Gjakovës.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se ai ka sulmuar fizikisht gruan e tij, duke e goditur në stomak me një mjet të mprehtë.

PK-ja bën të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare – bashkëshorten e tij, duke e goditur në stomak me një mjet të mprehtë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri