Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
  Mallra kontrabandë në “Rinas”, arrestohen 4 doganierë dhe 5 tregtarë

Mallra kontrabandë në “Rinas”, arrestohen 4 doganierë dhe 5 tregtarë

Kronika January 21, 2021 - 09:10

“Rinas”, 4 doganierë dhe 5 tregtarë janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për kontrabandë mallrash (veshjesh).

Nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit policor “Rinas Ekspres”, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Byordi Kasmi, Alkida Lazri, Qani Lazri, Lonora Legisi, Altin Legisi.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan doganierët si më poshtë;

6- Baftjar Kazia me detyrë shef sektori në Sektorin Operacional terminali “Rinas” (përgjegjës turrni), Theodhor Naçi, me punë doganier në aeroportin e “Rinasit” me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik, Muhamet Liçaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut, Edlira Saliaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.

Tregtarët e sipërpërmendur me numrat respektivë nga 1 në 5, janë kapur sot në flagrancë në rrugën “Rinas Kashar” me një sasi mallrash konfeksione, pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare “Rinas”, duke shmangur dhe duke mos deklaruar tërësisht detyrimet doganore.

Në cilësinë e provave materiale shtetasve të dyshuar të arrestuar u janë sekuestruar;

Tri automjete që kanë shërbyer për transportin e këtyre mallrave të dyshuar kontrabandë pas daljes nga dogana;

90 pallto të markave të ndryshme;

100 xhupa të markave të ndryshme;

70 triko (bluza) të markave të ndryshme;

60 kostume sportive të markave të ndryshme;

30 palë këpucë të markave të ndryshme;

50 fustane të markave të ndryshme;

20 cope çanta të markave të ndryshme;

50 bluza të markave të ndryshme;

15 aparate celularë të markave të ndryshme;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale.

“Kontrabande me mallra të tjera”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabande”, “Fshehje e të ardhurave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 174/2 178/2 dhe 180 të Kodit Penal, Ndërsa për punonjësit e doganës për veprat penale të parashikuara nga nenet 175 dhe 248 të K. Penal. /tch