Vdes një 29-vjeçare pasi u godit nga vetura në Mazgit

Vdes një 29-vjeçare pasi u godit nga vetura në Mazgit

Kronika January 20, 2021 - 19:24

Një aksident ka ndodhur sot reth orës 17:00, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku një këmbësore është goditur nga një makinë dhe është lënduar rëndë.

Raportohet se pas një ore, viktima 29-vjeçare nga plagët e rënda ka humbur jetën.

Lajmin për “Zeri.info” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë - Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda tupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emërgjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arrit të përballojë plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.

Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor, ndërsa me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor. /Zëri